Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masakra në Shkodër/ Salianji: Sistemi i drejtësisë prodhon padrejtësi! Krimineli me 1.3 kg drogë bëri vetëm 1 vit burg
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë kriminale që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Salianji e lidh këtë tragjedi direkt me dështimin e qeverisë në sigurimin e jetës dhe drejtësisë për qytetarët: “Kjo ngjarje tragjike nuk është një rast i izoluar. Ajo tregon fytyrën e një qeverie që përdor çdo mjet për të mbajtur pushtetin, duke krijuar një sistem drejtësie që prodhon padrejtësi. Kriminelë të rrezikshëm lirohen, ndërsa qytetarë të zakonshëm përballen me dënime të padrejta për shkelje të vogla.” Salianji thekson se krimineli i sotëm, i kapur me drogë, jelek antiplumb dhe armë, kishte kryer burg për thuajse një vit dhe u lirua nga gjykatat, ndërsa mijëra qytetarë të...