Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Analiza: Rruga e paqartë e shkollave dhe spitaleve serbe, drejt sistemit kosovar
Integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës është i pashmangshëm, por gjasat janë që të mos bëhet gjatë këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, deputet nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës dhe ministër në Qeverinë në detyrë të vendit. Këto institucione, aktualisht, funksionojnë nën sistemin e Serbisë, përkatësisht nën mbikëqyrjen e ministrive përkatëse të Qeverisë së Serbisë. “E di që ka pasur disa plane dhe diskutime se çfarë do të ndodhë kur të vijë ajo kohë, por ende nuk është ndërmarrë asgjë. Kam këmbëngulur që duhet të jemi të kujdesshëm dhe që ne [komuniteti serb] duhet të përfshihemi në këtë proces, sepse ne e dimë më së miri se me çfarë sfidash përballemi...