Momenti kur Ragip Gila largohet me shpejtësi me BMW pas atentatit në mes të Shkodrës

Momenti kur Ragip Gila largohet me shpejtësi me BMW pas atentatit në mes të Shkodrës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm, ku autori Ragip Gila, 29 vjeç, vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë. Ai mbërriti para një lokali pranë bashkisë me motor dhe hyri brenda me dy armë zjarri dhe i veshur me jelek antiplumb. Pa paralajmërim, hapi zjarr ndaj personave që ndodheshin në vendngjarje, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Pas të shtënave, ai u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra. Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur ai qarkullon me...