Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Atentati në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur/ Salinji ngre shqetësimin: Kjo është fytyra e një qeverisje…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Salianji shprehet se Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi të vërtetë, që të garantojë siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë. “Ngjarja tragjike e sotme në Shkodër, me dy jetë të humbura dhe të plagosur qytetarë që dalin të sigurojnë jetën me punë është një dhimbje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë qytetin. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe shpresoj shërim të shpejtë për të plagosurit. Kjo tragjedi nuk është vetëm një rast i izoluar dhune, por pasojë e një qeverie që përdor gjithçka për të...