Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detyrimet e prapambetura ndaj OSHEE, 1 mijë subjekte përfitojnë ulje kamatash
Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) po rezultojnë një mundësi e vlefshme për bizneset dhe abonentët familjarë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare dhe duke formalizuar marrëdhëniet e tyre me institucionet energjetike. Gjatë vitit të fundit, rreth 1 mijë subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) nga korriku i këtij viti po zbaton skema të reja lehtësuese (aktmarrëveshje) për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike. Përmes aktmarrëveshjeve, OSHEE Group ofron...