Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO / Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim!
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga vazhdimi i aksionit të lirimit të hapësirave publike në vendin tonë, në mënyrë që ato t’u rikthehen qytetarëve në funskionin e tyre primar. Krahas pamjeve, Rama shkruan: Ecim pa ndalim, ndoshta për të vënë në theks se aksioni nuk është thjesht diçka momentale, por që do të vijojë deri në fund, ashtu siç ai ka premtuar më herët. Kjo nuk është hera e parë që Rama ndan pamje nga prishja e objekteve pa leje, apo shembja e të gjitha atyre strukturave që kanë zënë hapësirat publike me qëllime përfitimi, kryesisht këtu përfshihen lokalet. Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje,...