Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Faik Hima, zëri i parë shqip në ekranin e Beogradit
Sot, në moshën 83-vjeçare ka vdekur doktori dhe një ndër spikerët e parë në gjuhën shqipe në televizionin e Beogradit, Faik Hima, përcjell KultPlus. Lajmin e kanë bërë të ditur familja e tij nëpërmjet një njoftimi në Facebook. “Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, kolegët e dashamirët se më datë 08.09.2025 ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare më i dashuri ynë Prof.Dr.Sc. Faik Hima”, thuhet në njoftimin e vazjës së tij. Ju kujtojmë se më 28 nëntor 1966, filloi së emituari programi në gjuhen shqipe, në TV e Beogradit, një herë në javë, nga gjysmë ore. Nga ai ekip i vogël krijuesish, u krijua edhe Televizioni i Prishtinës, me shumë të tjerë, që do të inkuadrohen më vonë. Spikerët e parë në TV ishin Antigona...