Aksioni antidrogë në Elbasan, të arrestuarit transferohen drejt Tiranës nën forca të shumta sigurie

Aksioni antidrogë në Elbasan, të arrestuarit transferohen drejt Tiranës nën forca të shumta sigurie

Një operacion i gjerë antidrogë u zhvillua mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, me rezultat arrestimin e 39 personave. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se tashmë të arrestuarit, nën masa të forta sigurie, janë nisur drejt Tiranës. Gjatë operacionit u sekuestruan armë zjarri dhe lëndë narkotike.     Top Channel