Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Sillet si i fortë”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër: Objektiv kisha Erogen Vason, kemi një problem personal
“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një problemi personal me të”, është kjo deklarata në polici e Ragip Gila pas arrestimit. Ai u ndalua si autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. “Erogeni më ka kërcënuar dhe kemi pasur probleme. Sillet si i fortë dhe më ka çuar fjalë. Konflikti ka qenë vetëm me të dhe unë doja të qëlloja vetëm atë”, ka thënë Gila para oficerëve hetimorë, mëson korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. Gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, 30-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi pranë shinave të trenit, në shtratin e lumit Kir, duke dëmtuar këmbën. Në momentin e...