Java politike/ Më 11 shtator qeveria e re, më 12 shtator mblidhet parlamenti i ri

Java politike/ Më 11 shtator qeveria e re, më 12 shtator mblidhet parlamenti i ri

Kjo javë do të shënojë dy ngjarje të rëndësishme politike. Të enjten, më 11 shtator kryeministri Rama do të prezantojë qeverinë e re ndërsa një ditë më pas do konstituohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Pritjes po i vjen fundi. Edi Rama e ka gati skuadrën e mandatit të 4 dhe do e prezantojë paraditen e kësaj të enjteje të 11 shtatorit përpara anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste. Në një kohë kur termometri politik është rritur pasi na ndajnë vetëm 3 ditë nga koha kur do të mësohen zyrtarisht ministrat e rinj, pritet të konstituohet edhe parlamenti i ri. Kështu, një ditë pas, më 12 shtator pritet të mblidhet kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Të premten, parlamenti do...