“Më ka çuar fjalë dhe më bënte si i fortë”, flet autori i masakrës së Shkodrës: Ja kush ishte objektivi

“Më ka çuar fjalë dhe më bënte si i fortë”, flet autori i masakrës së Shkodrës: Ja kush ishte objektivi

Është zbardhur dëshmia e parë që ka dhënë shtetasi Ragip Gila, i cili u arrestua si autori i dyshuar i masakrës së ditës së sotme në Shkodër, ku mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. “Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila. “Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici....