Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministri sulmon aleancën shqiptaro-kroate, Gjuriç kërcënon: Ushtria jonë, garanci për serbët e Kosovës
Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës. Ministri i jashtëm, Marko Gjuriç, gjatë një interviste për Televizionin Publik RTS, përsëriti propagandën e zakonshme duke pretenduar se serbët në Kosovë po vuajnë. Ai madje theksoi se Beogradi është i pakënaqur me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zhvillimeve përpara zgjedhjeve lokale në Kosovë. “Garancia më e madhe e sigurisë për serbët në Kosovë është politika jonë e përgjegjshme, ushtria dhe miqtë në botë. Komuniteti ndërkombëtar ka mbyllur sytë ndaj aparteidit të Albin Kurtit në Kosovë. Serbët po bëhen qytetarë të dorës së dytë në atë zonë. Është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme”, tha ministri Gjuriç. Duke harruar aleancat ushtarake me Rusinë dhe Kinën, në kundërshtim me vlerat europiane, ministri serb tregon hipokrizi kur...