Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër, dalin pamjet kur autori largohet nga vendngjarja
Ky është momenti kur autori Ragip Gila ndodhet në lagjen “Serreq” dhe largohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip BMË që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin. Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi ishte përplasur me një automjet tjetër gjatë tentativës për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes. Pasi ka mbërritur në afërsi të lumit Kir dhe i ndjekur nga forcat e policisë, ai ka lënë makinën dhe ka tentuar të largohet në këmbë, por më pas është prangosur. Top Channel