Me cilin perandor romak ngjan më shumë Trump?

Me cilin perandor romak ngjan më shumë Trump?

Nga Daisy Dunn - The Telegraph Nëse presidenti Trump do të ishte një perandor romak, cili do të ishte? Profesoreshë Mary Beard mendon se Elagabali, sundimtari i shekullit të tretë i cili, sipas tregimeve, mbyste mysafirët e tij nën petale trëndafili që binin nga një tavan i rremë. Duke folur në podcast-in e saj të ri, Beard shpjegoi se i pëlqen t’u japë njerëzve një emër të papritur në këtë lojë moderne të njohur, me shpresën që ata të shkojnë ta kërkojnë më pas. “Elagabali” është sigurisht një zgjedhje e papritur. I lindur në një familje me origjinë siriane, ai u bë perandor i Romës në moshën 14 vjeçare dhe, sipas rrëfimeve të pabesueshme, “u martua” me një karrocier mashkull, kërkoi të bënte ndryshim gjinie...