Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Ky është rasti më i mirë që kemi për të shkuar në Botëror”! Kapiteni tërheq vëmendje për shokët e ekipit: Po shikoja dje Lituani-Hollandë…
Berat Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Letonisë. Mbrojtësi theksoi se ekipi është i përqendruar dhe premtoi se djemtë do të japin gjithçka për të dalë me fitore nga ky takim. “Presioni është i mirë sepse me anë të presionit ka më shumë përqendrim. Gjëja më e bukur është se kualifikimin e kemi vetë në dorë, kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që kemi gabuar shumë me Letoninë në transfertë. Kemi gabuar dhe futbolli sot nuk të fal, nuk është njësoj si futbolli i para disa viteve që mund të fitosh thjeshtë. E kam ndjekur dje ndeshjen Lituani-Hollandë, në fund 2-3. Duhet të fitojmë nesër, do të japim gjithçka për fitore, për ëndrrën e Botërorit. Të kualifikohesh në...