Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD-Presidencë, tjetër konflikt, Begaj thërriti Kuvendin, Opozita: Datën e caktoi Rama
Bajram Begaj dekretoi datën 12 shtator për nisjen e legjislaturës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, zyra e shtypit e presidentit publikoi foton e dekretit dhe të Presidentit duke hedhur firmën në letër. Dekretin e tij kreu i shtetit e shoqëroi edhe me një mesazh për deputetët e rinj të Kuvendit, duke kërkuar nga ta bashkëpunim në interes të aspiratës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së. “Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në...