Kur Dritëro Agolli i rrëfehej Ali Podrimjes për raportin me Ismail Kadarenë

Kur Dritëro Agolli i rrëfehej Ali Podrimjes për raportin me Ismail Kadarenë

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, risolli kohë më parë një dialog mes të atit dhe Ali Podrimjes, për raportin me Ismail Kadarenë. Dialogu Agolli-Podrimja Podrimja: Në të njëjtën ndërtesë jetoni me Kadarenë, po udhët tuaja kanë kahje të ndryshme. Me siguri miqësinë nuk e keni lënduar?Dritëro: Nuk jemi edhe aq të ndryshëm në pikëpamje me Ismail Kadarenë. Ne i kemi patur të afërta mendimet për letërsinë dhe artin, madje edhe për shoqërinë. Në jetën tonë asnjëherë nuk jemi zënë dhe nuk i kemi mbajtur mëri shoku-shokut. Në rrethana të vështira, jo për fajin tonë, kemi patur edhe ndonjë fërkim. Por e kemi kuptuar fare mirë njëri- tjetrin. Kokë më kokë kemi diskutuar gjëra që në atë kohë të fusnin drithmën. Ndryshimi...