Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Buqetë poetike nga Adriatike Lami: Pas dashurisë tënde, shkërmoqet çdo ngacmim burri!
Ju ftojmë të lexoni një cikël poezish të zgjedhura nga poetja Adriatike Lami, shkëputur nga libri i saj me poezi “Tango në prill”, botuar nga “Pegi”, Tiranë. Tango në Prill Kërce me mua, ma merr dorën,Nën hijen e hënës përpimë gjatë.Kapërtheji këmbët si nëpër pe dëshire,Zjarr bulëzo, ndiz me bashkën e artë. Kërce me mua, ashtu, trup më trup,Ngjitur sa hapi të bëhet njësh, unik,Të shoh në sy, më drejton thellë syri yt,Ai është muzikë e kthjellët, muzikë. Po ç’është ky vallëzim i panjohur më parë,Që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi!?Më tremb epiqendra e saj e bardhë, e rrallë,Më çmend sharmi i beftë, pasoja si stuhi dimri. Kërce thjesht me mua, besoi hapit tim shpirt,Aty bashkohen lumenj gjaku, mendje, zemre,E ti i dashur, që...