Qerimi Vrioni: Emocionet e një fotografi

Qerimi Vrioni: Emocionet e një fotografi

Sprovë Nga Qerim Vrioni                                                      Si në  çdo veprimtari krijuese në fushë të  arteve,  edhe në krijimin e fotografisë, emocionet janë element nxitëse, që  e shtyjnë autorin për ngjizjen e saj. Këtu fjala rreh për fotografët të cilët mëtojnë të krijojnë foto arti. Atyre, aparati iu është shtuar si një gjymtyrë dhe fotografimi si shqisë  me të cilën janë përherë në “gjueti” a “peshkim” të pamjeve që do të përngrijnë (fiksojnë) në pelikolën e filmit e më pas në letrën fotografike. Veçantia, po të shprehemi në mënyrë figurative, qëndron në vozitjen gjithë ditës me varkën e tyre, aparatin, në detin e fotografisë. Prej çastit kur imazhi godet syrin dhe mendjen e fotografit  deri sa fotoja bëhet gati për të “parakaluar” në ekspozitë ose të paraqitet...