Izraeli breshëri raketash në Gaza pas paralajmërimit të ministrit të Mbrojtjes: Sulmet do vazhdojnë deri sa Hamasi të dorëzohet

Izraeli breshëri raketash në Gaza pas paralajmërimit të ministrit të Mbrojtjes: Sulmet do vazhdojnë deri sa Hamasi të dorëzohet

Një seri sulmesh ajrore u kryen ndaj ndërtesave në Gaza të hënën në mëngjes, pa ndonjë deklaratë zyrtare të menjëhershme nga IDF, sipas Times of Israel. Sulmet pasuan deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes Izraelite, Yisrael Katz, i cili postoi një mesazh në Platformën X, duke paralajmëruar se “sot një uragan i fuqishëm do të godasë qiellin e Gazës dhe çatitë e kullave të terrorit do të dridhen”. Katz theksoi se ky ishte “paralajmërimi i fundit për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza dhe në hotelet luksoze jashtë vendit”, duke u bërë thirrje atyre të lirojnë pengjet dhe të dorëzojnë armët. “Përndryshe, Gaza do të shkatërrohet dhe ju do të shfaroseni”, shkroi ai. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “IDF po vazhdon planet e...