Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Norvegji: Zgjedhjet parlamentare përplasin koalicionet rreth taksës mbi pasurinë
Pas votimeve së sotme, Norvegjia pritet të përballet me javë negociatash koalicioni, ndërsa rezultatet zyrtare do të shpallen të martën. Në qendër të fushatës elektorale ishte taksa mbi pasurinë, e vendosur që nga viti 1892, e cila arrin deri në 1.1% mbi asetet dhe aksionet me vlerë mbi 1.76 milionë korona (rreth 150 mijë euro). Debati është përqendruar mes partisë Laburiste të kryeministrit Jonas Gahr Støre, që mbron ruajtjen e saj, dhe opozitës së qendrës së djathtë që kërkon ta zvogëlojë ose ta heqë plotësisht. Heqja e kësaj takse, sipas Laburistëve, do t’i kushtonte vendit rreth 34 miliardë korona (2.8 miliardë euro) në vit. Partia e Progresit e Sylvi Listhaug pritet të dalë më mirë se Konservatorët e udhëhequr nga ish-kryeministrja Erna Solberg, e forcuar...