Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
US Open/ Alcaraz “rrëzon nga froni” Sinner-in, spanjolli triumfon 3-1 në finalen e madhe të turneut amerikan
Carlos Alcaraz është i riu mbret i Us Open dhe i renditjes botërore. Në Flushing Meadows, kampioni spanjoll mundi Jannik Sinner-in, që ishte dukshëm jo në formën e tij optimale, në finale me shifrat (2-6, 6-3, 1-6, 4-6), duke fituar Grand Slam-in e tij të gjashtë dhe duke kaluar italianin në krye të renditjes ATP, duke u bërë numri një i ri i botës. Në fushën e Arthur Ashe nën vëzhgimin edhe të Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe shumë yjeve të tjerë të artit botëror, Carlos nisi fort sfidën, duke komanduar lojën me goditjen e tij të drejtpërdrejtë nga qendra e fushës dhe duke fituar setin e parë me dy break. Në pjesën e dytë, Jannik shërbeu më mirë, manovroi me më shumë rend...