SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur takimet që zhvilloi kreu i saj, Altin Dumani më 2 dhe 3 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pati disa takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Uashington. Mes tyre ishin përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të Drejtësisë dhe FBI-së. Në fokus ka qenë bashkëpunimi mes SPAK dhe agjencive amerikane për goditjen e organizatave ndërkombëtare kriminale. “Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Dumani shprehu mirënjohjen e...