Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata e Lartë kundër qeverisë Netanyahu: Të burgosurit palestinezë, të kequshqyer
Gjykata e Lartë e Izraelit ka vendosur se shteti nuk po i respekton detyrimet për të ushqyer si duhet të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe e ka nxitur atë të marrë masa të menjëhershme për “të garantuar mbijetesën e tyre”. Vendimi, i marrë me dy vota pro dhe një kundër, ka ndezur debat kombëtar dhe ka nxitur reagimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir. “Pengjet tanë në Gaza nuk kanë një Gjykatë të Lartë që t’i mbrojë. Terroristët vrasës të Hamasit dhe përdhunuesit e neveritshëm, me turpin tonë, kanë Gjykatën e Lartë që i mbron”, duke siguruar se do të vazhdojë t’u ofrojë të burgosurve “kushtet më minimale të parashikuara nga ligji”. Ky vendim vjen pas një peticioni nga Shoqata për të Drejtat Civile...