Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE
Nga Eljanos Kasaj* Në një fjalim të mprehtë të mbajtur në një Residence Qytetare private në Kötcse (pranë Liqenit Balaton) gjatë fundjavës, Kryeministri bismarkian hungarez Viktor Orbán pohoi se Evropa Qendrore – veçanërisht Hungaria – është bërë streha e fundit e besimit, arsyes dhe koherencës qytetëruese, ndërsa Perëndimi po i nënshtrohet rënies kulturore,morale dhe ekonomike. Duke iu referuar asaj që ai e quajti “Islamizimi i Perëndimit”, Kryeministri Orbán argumentoi se Evropa Perëndimore i ka braktisur rrënjët e saj të krishtera, ka përqafuar imigracionin masiv dhe ka ndërtuar një ekonomi të paqëndrueshme të bazuar në një mirëqenie fort të brishtë. Në të kundërt, tha ai, rruga e dallueshme e Hungarisë që nga viti 2010 e ka mbrojtur atë nga i njëjti fat. “Ne u shkëputëm nga...