Lady Gaga rrëmben katër çmime, zhvillohet në Nju Jork ceremonia e “MTV Video Music Awards 2025”

Lady Gaga rrëmben katër çmime, zhvillohet në Nju Jork ceremonia e “MTV Video Music Awards 2025”

Një mbrëmje spektakolare me yjet më të mëdhenj të muzikës botërore u zhvillua në New York, ku u mbajt ceremonia e MTV Video Music Awards 2025. Protagonistja absolute ishte Lady Gaga, e cila kryesoi me 12 nominime dhe u shpall Artistja e Vitit, duke fituar gjithsej katër çmime, mes tyre edhe për bashkëpunimin me Bruno Mars në “Die with a Smile”. Ariana Grande triumfoi me trofeun më të madh, “Video e Vitit”, për klipin “Brighter Days Ahead”, ndërsa Rosé e Blackpink bëri histori si e para artiste solo nga K-pop që fiton “Këngën e Vitit”, me këngën “Apt.” në bashkëpunim me Bruno Mars. Spektakli solli edhe suksese të tjera: Sabrina Carpenter mori çmimin “Artistja më e mirë pop” dhe “Albumin më të mirë” për “Short...