Begaj thërret Kuvendin pas Asamblesë së PS, Bardhi: Sillet si ministër i Ramës, firmos urdhrat e Ballës

Begaj thërret Kuvendin pas Asamblesë së PS, Bardhi: Sillet si ministër i Ramës, firmos urdhrat e Ballës

Menjëherë pasi presidenti i Republikës Bajram Begaj jka dekretuar mbledhjen e Kuvendit një ditë pas Asamblesë së PS-së, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Bardhi shprehet se Shqipëria nuk ka president, por ka ministër të Ramës në Presidencë. “Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër”, shkruan Bardhi. Kujtojmë se presidenti Bajram Begaj dekretoi nisjen e punimeve të sesionit të ri parlamentar më datë 12 shtator 2025, në orën 10:00.