Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Begaj dekreton datën 12 shtator për mbledhjen e Kuvendit të ri: Shqipëria pranë anëtarësimit në BE, duhet një opozitë aktive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar datën 12 shtator, ora 10:00 për mbledhjen e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në mesazhin drejtuar deputetëve, kreu i Shtetit thekson se vendi është në një moment historik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu vë theksin edhe tek një opozitë aktive që duhet në Kuvend. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat. ‘‘Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e...