Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në Tiranë
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap me një automatik me qëllim për ta shitur. Policia njofton se Ramiz Bami u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante automatikun. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit,...