Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Kristian Kolës, i ati paralajmëron hakmarrje: Në Shkodër ka vrasës me pagesë që…
Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz. 34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live”, babai i viktimës hedh akuza ndaj autoriteteve. Sipas tij, ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë, ndërsa thotë se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat. “E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër...