Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kuvendi mblidhet më 12 shtator, presidenti Begaj dekreton datën
Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet më 12 shtator, ora 10:00. Presidenti Begaj dekretoi sot datën dhe tha se Kuvendi është simboli i demokracisë dhe hapësira ku deputetët duhet të përkushtohen me përgjegjësi e njëkohësit edhe vendi ku duhet të dëgjohen dhe respektohen zërat e gjithë shqiptarëve. “Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit”, tha Begaj në mesazhin e tij pas dekretimit të datës së nisjes së Kuvendit. Ai...