Gjergj Jozef Kola: Tregimi i vjeshtës

Gjergj Jozef Kola: Tregimi i vjeshtës

Nga Gjergj Jozef Kola 1. Ai hapi sytë dhe mendoi menjëherë se kishte ardhë në botë si Gjergj Kastrioti i ri, për me liru vendin. “Më e liru prej kujt?“, erdhi pyetja. “Prej kujt?“ – pyeti ai vedin. Pyetja e vërtetë ishte: prej kujt ma parë duhet me e liru vendin? Prej komunistash, prej soroistash, prej salafistash? Prej të gjithëve ktyne istave, të mbledhun bashkë. U ngrit, ia hodhi sytë dhomës dhe shkoi drejt dritares, me u sigurue nëse ishte në kështjellën e Krujës apo veç në dhomën e hotelit. Hapi perden: dielli ende nuk e kishte nxjerrë syrin e zjarrtë mbi mal. Atëherë vendosi me u kthye në shtrat e me u zhytë në andërr. “Shpesh andrrat janë ma të sigurta se realiteti, sepse...