Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Konfliktohen për çështje pronash, arrestohen dy vëllezërit e moshuar në Tiranë
                            Dy vëllezër në Tiranë, të moshuar 74 dhe 71 vjeç, kanë përfunduar në pranga pasi një konflikt për pronën degjeneroi në dhunë fizike mes tyre. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: • arrestuan shtetasit M. Z., 74 vjeç, dhe B. Z., 71 vjeç, vëllezër, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.