Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Rama thirrje shërbimit diplomatik, Rama: Fokusohuni te anëtarësimi në BE
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje ambasadoreve të Shqipërisë, të fokusojnë gjithë punën e tyre të perditshme, në objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, gjatë konferencës së ambasadorëve diplo2025, Rama u shpreh se puna e perditshme e sherbimit diplomatik duhet të jete e përqëndruar te kontakti me vendet anëtare të BE-së, për ti bindur për anëtarësimin e vendit në Union. Kryeministri pranoi dështimin, në thithjen e investimeve të huaja në vend, duke i lënë fajin, ambasadoreve që sipas tij, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të terhequr investimeve të huaja në Shqipëri. Shefi i qeverisë kritikoi ambasadorët edhe për mungesën e një regjistri të shqiptarëve të suksesshëm në botë, që do të shërbente për ti ftuar shqiptarët e diasporës të kontribuonin në vendin e tyre.