Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfundoi në urgjencë/ A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Çfarë zbuluan ekzaminimet
nuredin dumani TIRANË- Zbulohet shkaku për të cilin i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, përfundoi në urgjencën e QSUT-së, mbrëmjen e së shtunës. Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike, duke shuar kështu dyshimet për një helmim të mundshëm. Fillimisht u aludua se Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar në qeli, dhe krejt papritur kishtë rënë në gjendje të fikti. Ndërkohë, ditën e djeshme Dumani ka dalë nga qelia, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie. Pas kontrolleve të kryera në QSUT, mjekët kanë përfunduar se gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, nuk kërkon trajtim spitalor. Kjo është hera e dytë që Dumani shfaq probleme të tilla, ndërsa edhe...