U gjet në një kanal i plagosur në kokë, ndërron jetë pas 15 ditësh në gjendje kome, Jorgo Ajredini! Familjarët: Dyshojmë se e kanë goditur me sende të forta

U gjet në një kanal i plagosur në kokë, ndërron jetë pas 15 ditësh në gjendje kome, Jorgo Ajredini! Familjarët: Dyshojmë se e kanë goditur me sende të forta

Jorgo Ajredini, 58 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT pas 15 ditësh në gjendje kome. Ajredini u gjet i plagosur në kokë nga familjarët në një kanal në Maliq, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua për mjekim në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mbijetoi. Ngjarja u referua fillimisht nga policia si aksidentale, duke dyshuar se 58-vjeçari ishte goditur nga kali, por familjarët e tij kanë ngritur pretendime se mund të jetë goditur me sende të forta.  Vëllai i tij është shprehur se vetë viktima i ka thënë se e ka goditur një person nga Pogradeci. Ai ka bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes. “Kam qenë në Rëmbec bashkë me vëllanë. U ndamë aty. E gjeta duke pirë ndonjë gotë te muzeumi,...