“McGonigal u pagua 225 mijë dollarë…”/ Berisha i prerë: Rama është i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit

“McGonigal u pagua 225 mijë dollarë…”/ Berisha i prerë: Rama është i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një konferencë për shtyp ku komentoi publikimin e dosjes McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një aferë që vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare. Berisha theksoi se në këtë dosje emri i kryeministrit Edi Rama, i cilësuar prej tij si kreu i “organizates kriminale të narkoshtetit shqiptar,” përmendet në mënyrë të përsëritur dhe me pasoja shumë negative. “Mediat më të mëdha botërore janë rikthyer me tituj goditës, që nxjerrin në pah lidhjet e Edi Ramës me Charles McGonigal, mikun e tij që e bëri krenar me miqësinë e tyre,” u shpreh Berisha. Sipas tij, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, pjesë e të cilit është publikuar, zbulon një lidhje...