Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fier/ 2000 nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës, programi “Art, zeje, sport” zgjerohet me 16 institucione të tjera publike
Viti shkollor 2025-2026 në qarkun e Fierit fillon në të të gjitha institucionet arsimore, ku vetëm në klasat e para janë regjistruar rreth 2000 nxënës. Këtë vit prindërit kanë pasur mundësinë të regjistrojnë fëmijët nëpërmjet portalit e-Albania gjatë një periudhe më të gjatë se më parë, prej 10 korrikut deri në datën 5 shtator. Aktualisht, vetëm në dy shkolla në bashkinë e Fierit një pjesë e nxënësve (vetëm 1% e totalit të nxënësve) do të zhvillojnë mësim në turnin e dytë, për shkak të rritjes së numrit të nxënësve krahasuar me kapacitetin e godinës. Nxënësit e tri shkollave publike në bashkitë Lushnjë dhe Divjakë do të transferohen përkohësisht në mjedise të shkollave të afërta, kryesisht me mësim paradite, pasi godinat e tyre do të rikonstruktohen...