Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bardhi çon në SPAK dosjen për McGonigal: S’deklaroi kontaktet me zyrtarë në Tiranë, përfshirë Ramën
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja të bëra publike nga drejtësia amerikane lidhur me çështjen McGonigal. Bardhi i ka vënë në dospozicion SPAK raportin përmbledhës të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, si dhe informacionin mbi financimin e ekspozitës private të pikturës së Edi Ramës në Kinë nga kompania kineze CEFC Energy Company Limited. Lidhur me këtë të fundit Gazment Bardhi shprehet se është një përfitim/financim i padeklaruar dhe i fshehur nga ana e Kryeministrit Edi Rama në deklaratën e pasurisë për vitin 2015. Gjithashtu në cilësinë e kallëzuesit Bardhi ka kërkuar të informohet lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar...