“Përgjegjësia penale e Ramës është provuar”/ Bardhi letër Dumanit për çështjen McGonigal: SPAK nuk mund të heshtë

“Përgjegjësia penale e Ramës është provuar”/ Bardhi letër Dumanit për çështjen McGonigal: SPAK nuk mund të heshtë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka dërguar letër kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen McGonigal. Në letrën drejtuar Dumanit, Bardhi thotë se kërkon ta vërë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Sipas tij përgjegjësia penale e Edi Ramës është e provuar dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë. “Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë! Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i...