ReVocal Ensemble me dirigjent Rafet Rudin në Festivalin “SMADE” të Spanjës  

ReVocal Ensemble me dirigjent Rafet Rudin në Festivalin “SMADE” të Spanjës  

Pas suksesit të fundit në Holandë, ansambli ReVocal me dirigjent Rafet Rudi vijnë me koncert në Edicionin e 56-të të Festivalit të Muzikës së vjetër “SMADE” në Estella të Spanjës.  Ansambli ReVocal dhe dirigjenti Rafet Rudi këtë të premte, më 12 shtator, do të japin koncertin e tyre në Spanjë, në Edicionin e 56-të Festivalit të Muzikës së Vjetër “SMADE” në qytetin historik të Estellës, Navarra të Spanjës, kanë njoftuar organizatorët. Vendi ku do të performojnë ansambli ReVocal me dirigjent Rafet Rudi, do të jetë kryesisht në kishën e bukur të San Miguel në Estella – Lizarra.   Edicioni i 56-të i festivalit prestigjioz “SMADE”, këtë vit mbahet midis datave 6 dhe 13 shtator. Tema që trajtohet është “Travesias”, ku ballafaqon muzikën e re me të...