Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre
Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për çlirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga tendat e lokaleve me shënime të llojit “S’ka pushim” apo “Ecim pa ndalim”. Që prej fillimit të korrikut, aksioni i IMT ka konstatuar dhe prishur me mijëra raste të tilla të paligjshme, por vetëm një përqindje e vogël e tyre janë shoqëruar me procese ligjore, ndërkohë që numri i procedimeve për nëpunësit publikë që kanë për detyrë të ruajnë territorin numërohen me gishtat e dorës. Sipas të dhënave që BIRN siguroi nga Policia e Shtetit, nga 1254 raste të ndërtimit të paligjshëm të konstatuara gjatë periudhës gjashtë mujore 20 shkurt- 20 gusht, vetëm 378 raste i përkasin periudhës së aksionit për...