Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës
Ky është motomjeti që përdori autori i masakrës së Shkodrës pasi vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në një lokal në qendër të Shkodrës. Ai e harroi ndezur motorin dhe më pas mori automjetin tip “BMW” për tu arratisur. Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër. Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit ai u dorëzua. Top Channel