“Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit”, Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

“Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit”, Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se autori i vrasjeve ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim. Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit. Statusi i Sali Berishës: Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë...