Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Eksportet kineze rriten me ritmin më të ngadaltë në gjashtë muaj
Dërgesat drejt SHBA ranë me 33% në gusht, teksa lufta tregtare me Uashingtonin rëndon mbi ekonominëEksportet e Kinës u rritën me ritmin më të ngadaltë në gjashtë muaj gjatë gushtit, pasi tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara vijuan të rëndojnë mbi perspektivën ekonomike të vendit.Eksportet u rritën me 4.4% në terma dollarë muajin e kaluar, krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara nga administrata doganore kineze. Rezultati ishte më i ulët se parashikimet dhe shumë poshtë ritmit të korrikut, kur eksportet u rritën me 7.2%.Importet u zgjeruan me 1.3%, gjithashtu në një ritëm më të ngadalshëm se pritshmëritë dhe dukshëm më pak se shifra e korrikut prej 4.1%.Megjithëse treguesi i eksporteve ishte më i ulëti që nga fillimi i vitit 2025,...