Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Çlirohet” Nagelsmann, Gjermania triumfon ndaj Irlandës: Ishte fitore e rëndësishme
Disfata ndaj Sllovakisë vendosi ndjeshëm në dyshim pozicionin e Nagelsmann, çdo përfundim tjetër përballë Irlandës së Veriut do të kishte pasoja të forta, por për fat të mirë “pancerat” dolën me 3 pikë nga ky takim duke u rikthyer në lojë në kualifikueset e Botërorit. Më shumë ndryshime në raport më sfidën e parë, Gnabry gjeti menjëherë golin e avantazhit, pas vetëm 7-të minutash lojë. Irlanda tentoi në disa momente, me goditje standarde dhe nga një e tillë, në minutën e 34-të, Price i pa shqetësuar në shtyllën e dytë fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Nagelsmann ndërhyri sërish me fillimin e pjesës së dytë me 3 zëvendësime, mes tyre hodhi në fushë edhe Amirin. Ishte pikërisht mesfushori i Mainz ai...