Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakra në Shkodër/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, braktisi motorin nga ku qëlloi me breshëri plumbash më pas automjetin (Detajet)
Ragip Gila, 29-vjeçari që vrau dy Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç (i dyshuar si shënjestra) dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm. Burime për Report TV bëjnë me dije se i riu ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit ku ndodhej Brajoviç me Palin, dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMW nën kërcënimin e armës. Por në tentativë për t’i ikur policisë, ai është aksidentuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Më pas ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt lumit Kir, por aty është kapur nga Forcat Shqiponja. 29-vjeçarit, që kishte pak muaj që kishte dalë nga...