Durrës/ Plagosën me thika e goditën me grushte baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të rinjtë

Durrës/ Plagosën me thika e goditën me grushte baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për plagosjen me thikë pas një sherri të ndodhur të dielën në Spitallë të Durrësit. Në pranga përfunduan Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç...