Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Në diasporë kemi profesionistë të jashtëzakonshëm”, Rama i kërkon ambasadorëve ngritjen e një databaze: E papranueshme të mos e dimë ku janë
Edi Rama: Diaspora dhe shërbimet konsullore është në vëmendjen tonë. Ka ende shumë për të bërë dhe mundësitë e reja të teknologjisë na japin arsye të besojmë se mund ta përmirësojmë më tej shërbimin tonë konsullor, ndërkohë që pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë Atdheut në zgjedhje, forcon jo thjesht rolin e tyre, por edhe nivelin e detyrimit tonë për t’u shërbyer dhe organizuar me ta. Edhe këtu ka disa raste të veccuara suksesi në raport me nevojën për këtë zhvillim, por në tërësi jemi mbrapa. Rezultati lë të për dëshiruar. Ne jemi një vend i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi dijeni për burimet tona njerëzore jashtë vendit. Nuk e kemi luksin të mos kemi dijeni për profesionistët e jashtëzakonshëm që kemi në...