Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi
Eugen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës. Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos. Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit. Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin. Top Channel